
Tiranë, 2 maj 2014, NOA.al/ Arjola Ymeraj – Komisioni për reformën territoriale administrative në mbledhjen e paradites së sotme, ka thirrur një grup ekspertësh të pavarur për t’u konsultuar.
Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni Bashkim Fino, i cili i drejton punimet në mungesë të anëtarëve të opozitës, deklaroi se më 15 maj Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi do të prezantojë variantet për ndarjen e re territoriale.
Si përfaqësues i ekspertëve të pavarur duke prezantuar zërin e shoqërisë civile, ish-deputeti socialist Ylli Bufi deklaroi se shumica e njësive vendore janë inefiçente.
Sipas tij në të gjithë vendin nevojiten 5 qarqe dhe më tej këto qarqe duhen ndarë në 88 bashki, të cilat duhet të mbajnë emra me kuptim historik.
Që nga momenti i nisjes së punimeve të komisionit për reformën territoriale, opozita ka refuzuar të bëhet pjesë, duke bërë që punimet të vazhdojnë vetëm me anëtarët e mazhorancës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





