Transmetuar më 02-05-2014, 11:09

Ajo nuk di të rrijë larg skandaleve dhe këtë gjë e bënë më së miri sa herë i jepet mundësia duke përdorur trupin e saj, por edhe lëvizje disi të ndyra.

Këngëtarja Miley Cyrus ka skandalizuar sërish me zhveshjen e saj, ku në një video të saj të fundit është shfaqur më së shumti e zhveshur, duke mbuluar vetëm pjesët intime të saj.

Në filmimin e fundit artistik në video me titull “Tongue Tied”, 21 vjeçarja mban veshur vetëm një palë mbathje të vogla, ndërsa gjinjtë i ka mbuluar me nastro të zi.

Më momente të tjera ajo shfaqet e lidhur me duar dhe këmbë, duke provokuar sërish me trupin e saj. Krahas veshjes së pakët, Cyrus ka guxuar edhe me akrobacitë e saj, duke i bërë edhe më pikante pamjet e videos./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit