Transmetuar më 02-05-2014, 09:33

Krujë, 2 maj 2014, NOA.al- Një objekt fetar është vënë në shënjestër të hajdutëve, të cilët kanë mundur të kryejnë një vjedhje.

55 vjeçari F.K., me banim në Krujë i punësuar pranë një teqje në Krastë të Krujës ka denoncuar në polici vjedhjen.

Në dëshminë e tij ai iu ka thënë uniformave blu se persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyrje arkën e parave në këtë teqe, gjatë natës.

55 vjeçari ka deklaruar se në këtë arkë është marrë një shumë prej 250 mijë lekësh të rinj.

Nga ana e uniformave blu pas denoncimit, vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të grabitjes, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprën penale të “Vjedhjes”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit