Transmetuar më 02-05-2014, 08:41

Një indian i moshës 39 vjeçare i inatosur pasi e dashura e tij refuzoi propozimin për martesë, e vrau. Krimi i rëndë ka ndodhur në New Delhi të Indisë, ku vajza 23 vjeçare u masakrua me 30 goditje gërshëre.

Kufoma e së ndjerës, e identifikuar si Baljeet Kaur, u gjet nga policia në një apartament në New Delhi një javë pas krimit, si rrjedhojë e denoncimit të familjarëve për zhdukjen e saj.

Një zëdhënës i policisë deklaroi se burri me emrin Aneesh, rrëfeu se e kishte vrarë Kaur në nxehtësi e sipër duke e qëlluar 30 herë me një palë gërshërë që ndodheshin në apartament.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se Aneesh e kishte çuar miken e tij në apartament, duke i treguar se e kishte marrë me qera për të jetuar bashkë dhe më tej i propozoi për martesë. Mirëpo përballë një propozimi të tillë 23 vjeçarja kishte refuzuar, duke sjellë reagimin fatal të 39 vjeçarit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit