Për të parë listën e plotë të shteteve, shtetasit e të cilave mund të hyjnë në territorin e Shqipërisë pa viza, klikoni këtu.
Shtetasit që mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë pa viza dhe dokumentet me të cilët duhet të jenë të pajisur i gjeni më poshtë.
Ato përfshijnë shtetas nga 60 vende të ndryshme të botës. Po ashtu përfshihen edhe nga 19 shtete të tjera, qytetarët e të cilëve hyjnë pa viza për shkak të liberalizimit të vizave të tyre me zonën Shengen.
Po ashtu përfshihen edhe shtetasit e vendeve të treta të cilët:
a) kanë një vizë të vlefshme Shengen me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Shengen, ose kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Shengen;
b) kanë një vizë me shumë kalime të SHBA-së apo Mbretërisë së Bashkuar, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje qëndrimi të vlefshme në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.
* Në rast qëndrimi më shumë se 90 ditë gjatë një periudhe gjashtë-mujore, ata duhet të pajisen me vizë të tipit “D”.
Për të parë listën e plotë të shteteve, shtetasit e të cilave mund të hyjnë në territorin e Shqipërisë pa viza, klikoni këtu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





