Transmetuar më 01-05-2014, 21:40

Mediat shqiptare në Prishtinë, kanë bërë një pyetje adresuar lëvizjes politike Vetëvendosje!. Sipas tyre më parë kjo lëvizje ka ushtruar aktivitetin e saj në një “kasolle”, ndërsa tani në një pallat luksoz që kushton sipas tyre 600.000 mijë euro.

Kjo parti ka marrë me qira një objekt në rrugën UÇK, apo në pjesën që njihet “Te Qafa”, objekt privat që ka kohë të gjatë që ka qenë i pa shfrytëzuar. Ky objekt privat, është ngjitur me një objekt tjetër privat ku operon Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK).

Mediat e Kosovës, shtrojnë pyetjen se ku i ka gjetur kjo forcë politike këto para për të paguar qeranë për 5 vitet e ardhshme.

Aktualisht, Vetëvendosje del të jetë partia që ka zyrat qendrore më luksoze nga të gjitha partitë në vend./e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit