
Tiranë, 1 maj 2014, NOA.al- Ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi të postuar në faqen e tij në facebook, ka shprehur nderim për ata protestës dhe protestuese që sipas tij, demaskuan sot panairin e Ramës si panairin e kotësisë, mashtrimit dhe të papunësisë.
“Ata me protestën e tyre frymëzuese bllokuan për dy orë Ramën dhe Velinë e tij në pallatin e kongreseve”, shkruan Berisha.
Sipas tij, “protestuesit trima, që kishin dalë aty për bukën e fëmijëve të tyre, Rama në fjalën e tij i quajti me cinizëm "delegacioni i SHQUP-it". Por pavarësisht nga forca të panumërta civile dhe me uniformë qe rrethuan zonën dhe Ramën e Velinë për ti nxjerrë nga pallati, ata me guxim shoqëruan daljen e tyre me thirrjet: Qeveri e mashtrimit!, Mashtrues! Mashtrues! Turp! Turp!”
Ish-kryeministri Berisha, duke shprehur mirënjohje dhe përgëzimet e tij për protestuesit që ndrynë sot në pallat 2 orë kryemashtruesin e vendit,- tha se, – le ta konsiderojmë protestën kundër klikës Rama -Meta si detyrën tonë qytetare kryesore! /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





