Transmetuar më 01-05-2014, 19:59

Ky është horoskopi ditor për ditën e premte, 2 maj 2014, që ju sjell Noa.al. Gjatë ditës së sotme do të jeni në gjendje të kuptoni më së miri njerëzit që ju rrethojnë dhe do të arrini që të merrni vendime të drejta. Është një ditë e favorshme për lidhje kontratash dhe rritje të biznesit.

Dashi

Jeni të fokusuar tek ana financiare. P9r kujdes, jo çdo gjë bazohet vetëm tek paraja. Duhet të jeni të vëmendshëm edhe ndaj çështjeve të tjera. Kushtojini vëmendje familjes, e sigurisht edhe miqve.

Demi

Keni ditë që keni rënë në një plogështi. Ndiheni kështu, nga atmosfera që ju rrethon. Duhet të dilni në ambiente të tjera që janë të reja për ju. E pra, keni më shumë nevojë për ajër. Dashuria dhe financat janë në gjendje të qëndrueshme.

Binjakët

Situatat e ditës së sotme kërkojnë më shumë maturi prej jush. Cilësi të tilla si konfuzioni, fshehtësia dhe inercia, mund të jenë karakteristika që do t’i shoqërojnë të lindurit e kësaj shenje, gjatë gjithë ditës.

Gaforrja

Gjendja financiare paraqitet e mirë. Ju jeni nga ata që mendoni për "ditë të keqe". Edhe në ditët në vazhdim, duke menduar për të ardhmen do të tregoheni më të rreptë me paratë tuaja.

Luani

Duhet të tregoheni të kujdesshëm sot në punë, mund të mos gjendeni në situata të favorshme. Ju e dini se besimin më të madh e keni tek miqtë e ngushtë dhe familja. Të paktën ata, nuk ju zhgënjejnë kurrë.

Virgjëresha

Dita e sotme nuk do të jetë një nga ato ditët më të shkëlqyera. Por mos e humbisni besimin, në sajë të shkathtësisë dhe zgjuarsisë suaj edhe situata më të këqija do t’i ktheni në favorin tuaj. Gjithsesi, duhet të tregoheni të vëmendshëm.

Peshorja

Financat dhe çështjet e zemrës janë në kuotat optimale sot. Ju dini të reagoni dhe të bëni të tjerët për vete. Shijojini këto momente dhe përkushtojuni pak më shumë familjes.

Akrepi

Jeni tip ekspresiv, por jo gjithmonë ju bën punë. Duhet të qetësoheni, të lini mënjanë kryeneçësinë dhe merrni gjërat shtruar. Shtrëngoni pak dorën se po bëni shpenzime të pakontrolluara gjatë kësaj kohe.

Shigjetari

Keni përpara një fundjave të tërë. Organizohuni që të keni mundësi për ta shijuar dhe për t’u relaksuar. Pas impenjimeve që keni pasur duhet të bëni pak pushim dhe kjo është koha më e mirë.

Bricjapi

Gjatë ditës së sotme do të kuptoni se shumë gjëra nuk janë ashtu siç duket, ka njerëz që nuk ju duan dhe ju nuk jeni aq naiv sa t’i besoni të gjitha çfarë ju thonë. Zgjohuni dhe shikojini gjërat me një sy tjetër.

Ujori

Shpesh ndiheni si i lënë pas dore dhe kjo gjë ju shqetëson dhe ju bën nervoz. Kjo nuk është e vërtetë, keni vëmendje aq sa duhet, por dhe vete duhet të jeni më aktiv që të shijoni frytet e punës suaj.

Peshqit

Do të jetë një paradite e qetë dhe pasive. Krejt ndryshe parashikohet pasditja. Do të jeni më aktiv, dhe do t’i përkushtoheni më shumë shoqërisë dhe familjes, për ata që kanë krijuar një të tillë. Impenjimet e mëdha lërjani fillimit të javës. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit