

Një familje e Misisipit, është tronditur pasi njeriu i tyre i cili u shpall i vdekur, papritmas u zgjua teksa po i bëheshin shërbimet e fundit nga kompania e funeraleve.
Burri 78-vjeçar nga Holmes County në Mississippi (SHBA), vdiq natën e së mërkurës, por ai është i gjallë sot dhe familja e tij tha se kjo që ka ndodhur është me të vërtetë një mrekulli.
Walter Williams, u deklarua e vdekur nga Dexter Howard, mjeku ligjor i Holmes County. “Ata kontrolluan Walter, ai nuk jepte asnjë shenjë jete dhe ai u deklarua zyrtarisht i vdekur. Punonjësit e morgut e vendosën në një arkivol dhe zyra e shërbimeve funerale e futi në një makinë varrimi”, – tha Eddie Hester, nip i Williams.
Teksa e bënin gati për ta përcjellë për në banesën e fundit, befas këmba e tij filloi të lëvizë.
Një punonjës i funeralit, i tmerruar menjëherë ka njoftuar familjen. Këta të fundit u çuditën kur panë se plaku ishte ende gjallë. Williams është dërguar përsëri në spital.
Mjeku ligjor tha se nuk mund të ofrojë asnjë shpjegim mjekësor për këtë rast të çuditshëm, duke thënë se kjo që ndodhi, është vetëm një mrekulli. /a.c/noa.al/
Shikoni videon më poshtë:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





