Transmetuar më 01-05-2014, 19:00

Te Barcelona shpresojnë ende. Pavarësisht se blaugranat kanë 4 pikë më pak se Atletico e Madridit kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i sezonit, sipas mesfushorit të Barcës, Sergi Busquets, katalanasit kanë akoma shanse për fituar titullin kampion në Spanjë.

“Emocionalisht të fitosh një sfidë si ajo ndaj Villarealit është e rëndësishme. Përsa i përket titullit kampion besoj se deri sa matematika na e lejon ka shpresë.

Do ta provojmë deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit. Është e vërtetë që përsa i përket trofeve nuk kemi zhvilluar një sezon të mirë”.

I pyetur se arritja në finalen e Champions League mund të ndikojë në ecurinë e Atleticos dhe Realit në La Liga, Busquets tha se, “Reali dhe Atletico janë ekipe të ngjashme dhe nuk besoj se mbërritja në finalen e Champions League mund të ndikojë në ecurinë e tyre në kampionat.

Atletico kryesuese e La Ligas? Nuk më surprizon aspak ky fakt pasi ata kanë një skuadër shumë të mirë, luajnë me shumë intensitet dhe mendoj se janë me meritë në atë pozicion”.

Sa i përket gjëndjes emocionale në të cilën ndodhet Barcelona pas ndarjes nga jeta të Tito Vilanovës, 25-vjeçari nga Sabadelli deklaroi.

“Ndarja nga jeta e Titos na ke prekur jashtë mase. Ai ka lënë pas shumë kujtime e gjëra të bukura. Por pavarësisht kësaj ne duhet të luftojmë për tre pikët në çdo ndeshje. Të luanim përballë Villarealit ishte e vështirë për ne pasi mbi të gjitha jemi njerëz dhe kemi ndjenja”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit