
Maqedoni, 1 maj 2014, NOA.al- Është publikuar raporti i Freedom House lidhur me lirinë e shtypit në botë. Në pjesën për Maqedoninë, liria e shtypit vlerësohet shumë më keq se një vit më parë.
Liria e Shtypit ka shënuar rënie për 6 pozita, duke zënë vendin e 122 në botë, dhe kështu vendi u afrohet shteteve që me “mungesë lirie mediesh”
Kjo organizatë ndërkombëtare vlerëson se Liria e Shtypit është vetëm 10 vende larg nga grupi që në hartën e lirisë së FH shënjohet më ngjyrë të kaltër dhe që konsiderohet “grupi i vendeve me mungesë lirie mediesh”.
Kështu Maqedonia bënë pjesë në grupin e vendeve me “liri të pjesshme të medies”.
Sipas Raportit, Shqipëria dhe Kosova renditen në pozitën 98, Bosnja në pozitën 102, Serbia në pozitën 74 dhe Mali i Zi e Bullgaria në pozitën 78. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





