Transmetuar më 01-05-2014, 15:39

Nëse do e dinim se me një frut të tillë i cili gjendet çdo ditë në tavolinat tona, nuk do kishim më problem me flokët e thatë, atëherë me siguri që nuk do kishin ngurruar ta përdornin edhe për një funksion tjetër.

Bëhet fjalë për portokallin i cili i kombinuar me limonin dhe vajin e ullirit i bën flokët tanë më të butë.

Për këtë maskë, nevojitet që të shtrydhet gjysmë kokërr portokalle, gjysëm kokrre limon dhe së bashku me një lugë vaj ulliri duhen përzjerë mirë.

Këtë masë aplikojeni në flokë dhe masazhojeni lehtësisht me duar. Më tej mbështilleni kokën me peshqir për gati 15 minuta dhe pas kësaj vijoni me procesin e larjes normalisht. Një maskë e tillë këshillohet të përdoret një herë në dhjetë ditë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit