
Të tronditur dhe të pikëlluar nga abuzimi seksual që kishte pësuar vajza e tyre, dy prindër menduan një hakmarrje të ashpër, ndaj përdhunuesit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në Afganistan, ku një vajza 14 vjeçare u abuzua seksualisht nga një përfaqësues i një besimi fetar, në provincën e Baglan.
Pasi mësuan nga e mitura se kleriku e kishte përdhunuar, të brengosur nga dhimbja, Abdul Kahar dhe e shoqja e tij Sulltana Kahar, menduan planin e hakmarrjes.
Ata e ftuan përdhunuesin e dyshuar të të bijës në shtëpi duke i shtruar një darkë, si shenjë respekti ndaj tij.
Mirëpo sapo u ul në banesë, burrë e grua e lidhën “mysafirin” duke i prerë me thikë pjesë nga fytyra. Në dëshminë e tij babai i 14-vjeçares deklaroi se fillimisht i prenë hundën dhe më tej veshët si formë ndëshkimi, për aktin dhunues të tij.
Menjëherë pasi arriti që të lirohej nga duart e çiftit Kahar, i dëmtuari denoncoi gjithçka në polici, duke çuar në arrestimin e gjymtuesve të tij.
Mirëpo as Abdul dhe as Sulltana nuk i mohuan veprimet e tyre, duke thënë se gjithçka ndodhi si formë hakmarrjeje për abuzimin e pësuar nga e mitura, duke mos shfaqur shenja pendese./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





