Transmetuar më 01-05-2014, 13:24

Një grua britanike e mbyllur në shtëpi prej 50 vitesh, për shkak të frikës dhe fobisë nga ambienti i jashtëm, e kapërceu këtë ankth.

Gruaja 77 vjeçare e cila mban emrin Patricia Cooper, mposhti frikën e saj vetëm e vetëm për të qenë e pranishme gjatë dekorimit të nipit të saj për rezultatet e studimit, me medaljen e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithçka ishte një surprizë për nipin teksa Patricia u shfaq në këtë aktivitet, duke dalë nga shtëpia pas vitesh e vitesh izolim.

Gruaja e cila prej gjysmë shekulli nuk dilte nga shtëpia, deklaroi se ishte mësuar me këtë situatë dhe se nevojat e ndryshme të saj, sa herë i nevojitej diçka nga ambienti i jashtëm plotësoheshin nga familjarët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit