Transmetuar më 01-05-2014, 11:59

Peaches Geldof, vajza e këngëtarit irlandez Bob Geldof, ka gjetur vdekjen si pasojë e një mbidoze heroine, njëlloj si nëna e saj Paula Yates në vitin 2000.

Testi toksikologjik ka treguar se ish-modelja, gazetarja dhe prezantuesja televizive e cila u gjet e vdekur në 7 prill në moshën 25 vjeçare, ka gjetur vdekjen si pasojë e një overdoze heroine.

Pas këtyre të dhënave, mediat kanë hequr paralele me vdekjen e nënës së saj Paula Yates, edhe ajo prezantuese e njour në televizionet britanike, e cila gjeti vdekjen prej mbidozës në vitin 2000, në moshën 41 vjeçare.

Kujtojmë se Peaches u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në fshat në Kent, në krah të djalit të saj 11 muajsh./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit