
Shkodër, 1 maj 2014, NOA.al- 27 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë u sekuestrua nga policia. Lënda narkotike u zbulua gjatë natës së lënë pas në fshatin Hani i Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe, ku shërbimet e policisë kufitare kanë kanë konstatuar tre persona duke ecur njëri pas tjetrit me nga një thes në krahë.
Mirëpo thirrjes së policisë për të ndaluar, personat e dyshuar u janë kundërpërgjigur duke i hedhur thasët në tokë dhe duke përfituar nga errësira dhe koha e keqe janë larguar me vrap duke u fshehur në pyll.
Nga shërbimet e policisë janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre thasë në të cilët ishin 32 pako të mbështjella me natriban, në të cilat kishte një sasi prej 27 kg dhe 551 gramë lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





