Transmetuar më 01-05-2014, 11:12

Bulqizë, 1 maj 2014, NOA.al- Ndërsa dy ditë më parë i hodhën në erë makinën me tritol, një tjetër kërcënim vjen për Ardjan Duriçin nga Bulqiza.

Një person i maskuar i ka dalë përpara motrës së tij 16 vjeçare S. Duriçi duke e kërcënuar me fjalët, “Ku është vëllai se do ta vrasim”. Vajza e terrorizuar ka lajmëruar familjarët, ndërsa më tej është bërë kallëzimi në polici.

Kujtojmë se mëngjesin e 29 prillit një shpërthim eksplozivi u shënua në qytetin e Bulqizës në lagjen “Gjeologu”, ku makinës tip Benz në pronësi të Ardjan Duriçit iu vendos eksploziv.

Për rrjedhojë ndërsa automjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së Duriçit, ka ndodhur shpërthimi i cili dyshohet të ketë ndodhur me tritol, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz.

Dyshohet se të dyja ngjarjet mund të kenë të bëjnë me rivalitetin në fushën e kromit në Bulqizë. Mësohet se Duriçi ka qenë i përfshirë edhe më parë në konflikte, me persona të tjerë që janë të përfshirë në biznesin e kromit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit