Transmetuar më 09-11-2013, 20:06

“Scientology na ndau” është shprehur Cruise. Pasi ka kaluar rreth një vit nga divorci, Tom Cruise ka pranuar se bashkëshortja, Katie Holmes e ka lënë për të mbrojur të bijën, Suri, nga sekti.

Në një padi për shpifje kundër dy revistave, Cruise ka zbuluar se e ka parë të bijën vetëm 10 herë që nga mesi i qershorit e deri në ditët e sotme. Fillimisht ai ka hezituar të pranojë arsyen e ndarjes dhe faktorin kryesor që i ka dhënë fund marrëdhënies së çiftit, por përfundimisht aktori ka rrëfyer: “Varësia ndaj Scientology është shkaku, kjo është një nga gjërat që ka thënë Katie.” /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit