Transmetuar më 13-10-2013, 20:47

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton mbarë opinionin publik se dita e Martë dt. 15 Tetor 2013 është dita e parë e Kurban Bajramit.

Me këtë rast ditën e Hënë dt. 14 Tetor 2013, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça do të mbajë përshëndetjen e rastit në selinë e KMSH në orën 12:00.

Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit për qytetin e Tiranës do të organizohet ditën e Martë dt 15 Tetor 2013 në orën 07.00 – 07.45 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" (segmenti para ish Hotel Dajtit).

Ju urojmë të gjithëve gëzuar Kurban Bajramin!

Kryesia e KMSH