Transmetuar më 30-09-2013, 20:52

Tiranë, NOA.al- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ka vendosur shtyrjen e nisjes së zbatimit të ligjit për statusin e nëpunësit civil, me gjashtë muaj, duke sanksionuar hyrjen faktike në fuqi në fund të muajit mars 2014. sipas aktit normativ të miratuar nga qeveria, ligji që u miratua më 30 maj 2013 me konsensusin PD-PS-LSI, hyn në fuqi më 1 tetor 2013, por deri në 31 mars 2014, i zbatueshëm do të jetë ligji i mëparshëm, i vitit 1999.

Sipas deklarimit zyrtar nga Këshilli i Ministrave, akti normativ që shpall shtyrjen me 6 muaj të zbatimti të ligjit të ri, vjen në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, “duke pasur në konsideratë parashikimet e ligjit nr.152/2013, "Për nëpunësin civil", pazbatueshmërinë e tij për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike”.

Nisur nga këto konstatime, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë nenin 70 dhe 72, si më poshtë.

Neni 70

Ligji nr.8549, dt 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.

Neni 72

Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil”.

Po sonte në mbledhjen e qeverisë, u miratuan edhe projektvendime për shfuqizimin e të paktën 30 vendimeve të Këshillit të Ministrave. Qeveria “Rama” thotë se këto vendime janë të marra në periudhën pas zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe “kanë të bëjnë me koncesione në fushën e energjisë dhe burimeve natyrore, si dhe në dhënien e pasurive publike në përdorim enteve private”.

Ndër vendimet e shfuqizuara ishin: Revokimi i emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave, marrë më 19.4.2013, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”; “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, “Mirëmbajtja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike”; “Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin”; “Për masën e shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”; “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2014-2016”; “Për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj)”; “Për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”, “Për miratimin e bonusit, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, “Gafer”, “Arsti”, “Kaçinar”, “Blac”, “Lusen”, “Katundi Vjetër dhe Reja e Velës”, etj.

Gjithashtu edhe vendime te tjera, si: “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës”; “Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim“Ish-brigada e nëndetëseve”, Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut “Panorama e luftës së ftohtë”; “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shrytëzimit të portit të jahteve në Porto – Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Studio A.M.Z.”; “Për kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te komuna Vërtop, Berat, të sipërfaqes 12 969 m2, nga “Ish-reparti ushtarak nr.5013”, Vërtop, Berat, Për miratimin e statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”; “Për përcaktimin e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, si përfaqësuese në këshillin administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e përfituesve të këtij fondi”. /a.y/noa.al/

 Të gjitha vendimet:

1. Akti normativ për disa ndryshime në ligjin "Për nëpunësin civil".

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, duke pasur në konsideratë parashikimet e ligjit nr.152/2013, "Për nëpunësin civil", pazbatueshmërinë e tij për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë nenin 70 dhe 72, si më poshtë vijon.

Neni 70

Ligji nr.8549, dt 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.

Neni 72

Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil.".

2. Projektvendime për shfuqizimin e një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave, të marra në periudhën pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që kanë të bëjnë me koncesione në fushën e energjisë dhe burimeve natyrore, si edhe në dhënien e pasurive publike në përdorim enteve private.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

MINISTRI I SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE

PROJEKTVENDIME:

2. Për disa ndryshime në vendimin nr.474, datë 10.7.2003,                                                        të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.

3. Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.4. Shfuqizimin e vendimit nr.718, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit paraprak për lejimin e punësimit, pas lirimit nga detyra, të një anëtari të bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”.

KRYEMINISTRI

5. Për shfuqizimin e vendimit nr.684, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Ministrisë së Drejtësisë, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike””.

MINISTRI I DREJTËSISË

6. Për shfuqizimin e vendimit nr.630, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për disa projekte të sistemit gjyqësor”.

MINISTRI I DREJTËSISË

7. Për shfuqizimin e vendimit nr.671, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.180, datë 13.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse””.

MINISTRI I FINANCAVE

8. Për shfuqizimin e vendimit nr.534, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”,  të ndryshuar”.

MINISTRI I FINANCAVE

9. Për shfuqizimin e vendimit nr.592, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e projekt dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2014 – 2016”.

MINISTRI I FINANCAVE

10. Për shfuqizimin e vendimit nr.722, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj)”.

MINISTRI I FINANCAVE

11. Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe studimin e termave të referencës për propozimet e paraqitura nga subjektet e interesuara në lidhje me Shërbimin e Auditimit të Borxhit të krijuar që institucionet shtetërore i kanë subjekteve vendase apo të huaja për shërbimet e kryera, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve në Republikën e Shqipërisë.

MINISTRI I FINANCAVE

12. Për shfuqizimin e vendimit nr.475, datë 10.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

13. Për shfuqizimin e vendimit nr.725, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj””.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

14. Për shfuqizimin e vendimit nr.679, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer””.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

5. Për shfuqizimin e vendimit nr.753, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Arsti””.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

16. Për shfuqizimin e vendimit nr.692, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kaçinar””.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

17. Për shfuqizimin e vendimit nr.689, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac””.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

18. Për shfuqizimin e vendimit nr.690, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lusen””.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

19. Për shfuqizimin e vendimit nr.724, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katundi Vjetër dhe Reja e Velës””.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

20. Për shfuqizimin e vendimit nr.654, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë “Krastë – Krujë”, Krujë, që do të përdoret nga shoqëria “Shpresa-Al”, sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror”.

MINISTRI I MJEDISIT

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

21. Për shfuqizimin e vendimit nr.774, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

22. Për shfuqizimin e vendimit nr.700, datë 21.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

23. Për shfuqizimin e vendimit nr.641, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim“Ish-brigada e nëndetëseve”, Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut “Panorama e luftës së ftohtë””.

MINISTRI I MBROJTJES

24. Për shfuqizimin e vendimit nr.556, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shrytëzimit të portit të jahteve në Porto – Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Studio A.M.Z.””.

MINISTRI I MBROJTJES

25. Për shfuqizimin e vendimit nr.761, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te komuna Vërtop, Berat, të sipërfaqes 12 969 m2,  nga trualli funksional i pronës nr.1029, me emërtim “Ish-reparti  ushtarak nr.5013”, Vërtop, Berat, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”.

MINISTRI I MBROJTJES

26. Për një shtesë në vendimin nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave,       “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”.

MINISTRI I MBROJTJES

27. Për shfuqizimin e vendimit nr.600, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për miratimin e statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

28. Për shfuqizimin e vendimit nr.379, datë 2.5.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për përcaktimin e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, si përfaqësuese në këshillin administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e përfituesve të këtij fondi”.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

29. Për shfuqizimin e vendimit nr.555, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë së vajit të ullirit dhe vajit të bërsive të ullirit”.

MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

30. Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në e zonat/çështjet me rëndësi kombëtare dhe në territor.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT

31. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT

32. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes.

KRYEMINISTRI

33. Për një shtesë në vendimin nr.835, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit