Transmetuar më 19-09-2013, 17:52

Tiranë, 19 shtator 2013, NOA.al- I shpallur në kërkim ndërkombëtar, një 39 vjeçar është ekstraduar drejt Italisë.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranë bën me dije se është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i Fredi Seferit, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ekstradimi i tij u bë pasi Fredi Seferi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit në Itali, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit