

Prishtinë 17 Shtator 2013, NOA.al – Sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin "Kleçka" në të cilin po gjykohen deputeti i PDK-së Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij.
Sipas Tomë Gashit, avokatit të Fatmir Limajt, aktgjykimi pritet të shpallet në orën 14:00. Avokati i Limajt, Tomë Gashi beson se Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij do të rishpallen të pafajshëm.
“Nëse do të respektohet drejtësia, atëherë do të jetë vetëm një aktgjykim, ai lirues për Fatmir Limajn dhe të tjerët. Derisa, ekspertë ligjor thonë se duke parë lëndën dhe provat e paraqitura, patjetër se për të akuzuarit e rastit “Kleçka” do të duhej të vinte vetëm aktgjykimi lirues”, ka thënë Tomë Gashi, avokati i Fatmir Limajt.
Limaj dhe nëntë ish – bashkëluftëtarët e tij, hetohet për krime që dyshohet se i kanë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë./t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





