Transmetuar më 24-12-2012, 13:20

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.al, shpallet agjencia më e mirë dhe më e klikuar në Shqipëri. Çmimi është akorduar nga Fokus Media Group e cila shpall çmimet e përvitshme për televizionet dhe mediat online.

Çmimi është dhënë me motivacionin: Agjencia më e mirë informative shqiptare. NOA.al mbetet për këtë vit, portali më i klikuar, i informimit online dhe çdo mundësie tjetër elektronike”.

Aktualisht në vitin e gjashtë të transmetimit, NOA.al mbetet burimi më i besueshëm i informacionit në Shqipëri dhe trojet shqiptare përtej kufirit. Me të paktën 55 mijë vizitorë unikë në ditë dhe disa qindra mijë vizita, noa.al është konsoliduar në tregun mediatik online duke krijuar fizionominë e saj për lajmin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm.

Duke shpallur çmimet e vitit 2012, Fokus Media Group e cila edhe organizon çmimet mediatike vjetore, shprehet: “Me synimin për të dhënë disa vlerësime të marra nga disa sondazhe online si dhe nën monitorimin e disa rrjeteve më të mëdha sociale, kemi vendosur të ndajmë pa ndikime personale dhe emotive, disa vlerësime reale. Grupi ynë, ka arritur të realizojë një monitorim të vazhdueshëm vjetor. Monitorime të të gjitha sondazheve online, si dhe sondazhet tona të kryera nga studentë të fakulteteve të ndryshme në Tiranë. Nuk pretendojmë të krijojmë ndonjë akademi "piramidë" vlerësuese, ku çmimet blihen dhe bëhen evente mediokre. Suksese Triumfuesve!

Duke shpallur çmimet mediatike radio-televizive dhe online 2012, Fokus Media Group pohon: “Gjithmonë ku ka çmime, ka edhe diskutime, por ne dëshirojmë, qe debatet e këtij viti, te bëjnë me mire sondazhin e vitit tjetër. Përtej vlerësimeve, ky vit ka pasur edhe shume elemente negative, tronditje, ulje ngritje ne mediat tona. Kujtojmë lëvizjet e shpeshta te personazheve te ekranit, madje edhe mes sezonit; debate antivlera ne diskutime te ndryshme, apo edhe deri te mospagesa te heronjve te mediave, siç janë gazetarët”.

Disa nga çmimet e akorduara

Imazhi i Vitit:

Adi Krasta – moderatori i cili mban mbi vete edhe nje tjeter vit te suksesshem 2012. me stilin e tij unik, ai mbetet edhe sipas rezultateve online, personazhi me i dashur i vitit. puna ne top, largimi nga ky ekran, magjia e shoë te tij ne Pallatin e Kongreseve dhe dimensionimi i tij ne Vizion Plus, i shton atij perkrahjen e publikut dhe trofeun e vitit.

Producenti i Vitit

Ardit Gjebrea erdhi kete vit me nje mori eventesh mediatike nen produksionin e tij. nje vit plot suksese ne e diela shqiptare, Kenga Magjike 2012. Personazh shume i dashur, i cili sjell suksese ne cdo produksion te tij.

Zeri i Vitit

Rona Nishliu, e vetmja shqiptare qe i tregon Europes fuqine e saj vokale dhe dimensionin unik si artiste. Pozicionimi i saj ne vendin e 5 ne Eurovizion, mbetet ngjarja me e madhe artistike e vitit.

Ekrani i Vitit

Top Channel arrin te rrëmbejë per 2012 publikun shqiptar. me një mori produksionesh, emisione unike sidomos për pavarësinë, merr atributin e nje ekrani qe mban pas vete Shqipërinë e madhe.

Spektakli Origjinal

100 Vjet Muzike solli në Tv Klan emocionet e muzikës shqiptare dhe produksionin origjinal kuq e zi. Spektakli shqip i vitit

Festivali Muzikor i Vitit

Kënga Magjike 2012 solli nje mori surprizash dhe emocionesh per publikun artedashes.  performanca artistike, gare ethesh dhe kenge me rekorde ne youtube.

Emisioni Politik

Opinion nga Blendi Fevziu erdhi ne nje jubile te tijin kete vit, por edhe si emisioni qe mban mbremjet e shqiptareve me aktualitetin e dites.

Reality Show

Big Brothet Albania, vazhdon te tregoj sesa shqiptaret e duan kete format. Aplikimet rekord dhe audienca e perjavshme e pozicionin si reality shoë e vitit.

Talent Show

The Voice of Albania risolli talent shoë e kerkuar nga publiku shqiptar. Formula ideale dhe realizimi perfekt i formatit shqiptar

Agjencia Informative

Agjencia më e mirë informative shqiptare. NOA.al mbetet për këtë vit, portali më i klikuar, i informimit online dhe çdo mundësie tjetër elektronike”.

Ora News, ekrani i informimit ne 24 ore. Shpejtesia e lajmit dhe investimi teknologjik, vjen per 2012 ne Ora News.

Emisioni Radiofonik

Klubi i Mengjesit, sjell magjine e radios dhe nje formati te suksesshëm per 2012. Në Club fm ka nje klub unik.

Programi i Mëngjesit

Aldo Morning Show vijon te sjelli energjine e mengjeseve shqiptare. mes humorit, ironise dhe ritmit mbetet zgjimi i 2012

Programi i Pasdites

Rudina Magjistari dhe stafi i saj diti te mbushi pasditet plot te ftuar, tema te veçanta dhe diskutime sociale.

Gazeta e Vitit

Panorama, gazeta me e lexuar dhe e preferuar e lexuesve shqiptare. Edhe suplementi i saj i se shtunes mbetet nder me te shiturat.

Tv Informativ

Pena Editorialiste

Mustafa Nano Dhe shkrimet e tij kane qene nje shuplake e vertete e gjithçkaje qe ndodh ne aktualitetin e vitit.

Portal Risi

Portali albeu.com ka qene nder te vetmit, madje me i miri i vitit per risite ne webet shqiptare. Aplikacione te dedikuara te motit, Formula 1 apo edhe kuizit te pavarësisë.

Estrada shqiptare në ekran.

Prive Klan Kosova- emisioni qe pasqyron me se miri dhe ne mënyrë origjinale gjithçka te ndodhur ne estradën (shoubizin) shqiptare.

***

Portali informativ NOA.al erdhi me risi të rëndësishme vitin që po mbyllet duke sjellë ekskluzivisht për shqiptarët, faqet e dedikuara.

NOA Kosova, faqe më vete dedikuar lajmeve nga Republika e Kosovës

NOA Macedonia, faqe e dedikuar për shqiptarët në Maqedoni

NOA English Edition, edicion i dedikuar për lajmet në anglisht, ku zhvillimet kryesore të ditës gjenden pa pagesë.

NOA Auto, është faqja e dedikuar botës së automobilizmit

NOA Gallery, me foto të përditësuara çdo ditë

NOA TV, aktualisht me videokronika nga vendi dhe bota, së shpejti me një kanal të dedikuar për transmetime live të eventeve të ndryshme, edicione informative dhe programe kulturore dhe argëtuese, në bashkëpunim me institucione shtetërore dhe private në vend dhe jashtë tij.

NOA MAGAZINE është padyshim një ndër pjesët më të lexuara të portalit informativ NOA.al, me një larmi unike lajmesh, fotosh dhe videosh.

NOA, si e vetmja media online shqiptare që përditësohet 24 orë në 24, shtatë ditë të javës, 365 ditë të vitit, sjell për vizitorët e saj, surpriza të reja në fillimvitin që vjen, duke synuar të jetë gjithmonë një hap përpara. a.b/noa.al