

Bruksel, 20 dhjetor 2012, NOA- Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave deklaron se për disa vende të Ballkanit për shkak të shtimit të numrit të azilkërkuesve, mund të rikthehet regjimi i vizave.
Sipas saj azilkërkuesit e rremë janë të shumtë nga Maqedonia, Serbia por edhe Bosnja.
“Kjo është një situatë shumë e ndjeshme dhe ne kemi nevojë ta zgjidhim se bashku dhe ne dialog me Brukselin. Kemi pasur debat në Këshill dhe është hedhur poshtë propozimi i Parlamentit Europiam. Nuk ka marrëveshje, që do të thotë se me siguri do të fillojë rrethi i dytë i negociatave vitin e ardhshëm. Varet sa do të zgjas tërë procedura”, shprehet Fajon, citon noa.al.
Në këtë linjë eurodeputetja shton se Bashkimi Europian ende nuk ka arritur një marrëveshje rreth vendosjes se mekanizimit të tillë, por mundësia po shqyrtohet.
Fajon theksoi se informacionet e fundit në lidhje me numrin e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë alarmante, por se ajo shpresonte se qeveritë dhe qytetarët do të bëjnë gjithçka për të përmirësuar situatën.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





