Transmetuar më 13-12-2012, 22:53

Një lëkundje sizmike ka ndodhur pak çaste më parë me epiqendër paraprakisht të regjistruar në zonën e Peqinit dhe Tiranes.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 22:38 dhe u ndje sidomos në zonat e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Peqinit, Kavajës, Rrogozhinës, Librazhdit, Cërrikut, etj.

Nga Shërbimi Sizomologjik u bë e ditur tani se tërmeti ka qenë 4.2 ballë e shkallës Rihter dhe u lokalizua 10 kilometra pranë qytetit të Peqinit e afro 18 kilometra në jug të Tiranës.

Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmik të Institutit të Gjeo Shkencave nuk raportohen paprapakisht dëme materiale në asnjë nga zonat ku u ndje lëkundja sizmike.

Agjencia NOA.al u lidh me zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe nuk ka raportime të verifikuara për dëme materiale në Tiranë dhe rrethe. a.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit