Transmetuar më 08-12-2012, 19:41

Një status të vetëm vuri z. Sali Berisha sot në faqen e tij në Facebook që e lançoi nga Tirana gjatë festimeve për 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, prej disa vitesh festë zyrtare në Shqipëri.

Statusi, për disa orë kapi mbi 2 mijë pëlqime, rreth 400 komente dhe mbi 200 shpërndarje.

Dhe në pak orë që ai e lançoi faqen e hapur dje, ka arritur të kapërcejë numrin e 5 mijë fansave. Kurse deri pas mesnatës duke hyrë e diela sikundër shikoni dhe foton më sipër, i kaloi të 20 mijë fansat. Kurse të dielën ky numër shkoi në mbi 30 mijë. Reagimi nga z.Berisha ishte ky: "Në 24 orëshin e parë në Facebook, numri i "fansave" po arrin në 30,000. Ju falenderoj për mbështetjen, është vërtetë shumë emocionuese -sb".

Mes një numri të madh vlerësimesh e urimesh, kishte dhe disa komente pikante, tek tuk ndonjë me fyerje dhe të tjera me kërkesa.

Më poshtë po publikojmë disa prej tyre. Në komente ku shfaqet emri i profilit, publikohet vetëm emri për të ruajtur privatësinë e tyre.

“Iks Zeta… ”

Nuk e di nese ajpedi te ndihmon te shikosh me Google Earth stadiumin e ri, piramidën e shembur, Parlamentin e ri?

I hoqa mënjane keto tre premtime nga nje liste e stërgjatë premtimesh per te te kujtuar, zotri i nderue, qe te mbështes plotësisht ne rrugën tende drejt mbajtjes se premtimeve.

Shpresoj qe kjo dite te mos vonoje, edhe pse ka vonuar pak.

Si i themi ne të vjetrit: nuk lodhemi ne duke pritur dhe duke te dëgjuar ty ne ekran apo ne radio.

Nuk lodhemi duke dëgjuar burrat e moshuar si ty qe premtojnë, fundja kete gje ju burrat e moshuar e beni me dashuri dhe vizion dhe ndoshta ne te vjetrit e rinj nuk e kuptojmë qe ju nuk jeni ne moshe per te qeverisur përsëri, prandaj edhe ju mbështesim.

Sa e sa gjera te tjera por si komenti im i pare te faqja juaj e re, besoj është interesant.

Gëzue!

“Olti… ”

Pu pu pu vdiqën vajzat per Salinë ca behet kshu mer daj, Sali mos i beso se ta kanë me t’futme këto duan vend pune duan lek po votën nuk ta japin.

“Admir… ”

Shyqyr qe u regjistrove ne FB se vetëm ti mungoje

“Stronglike… ”

Krra krra krra ne ciu ciu

Edi Rama ne ciu ciu

pëshpërit si ai miu

qe dërrasën e bren

por ne fund asgjë nuk gjen

sot arriti 40 mije

qe pëlqejnë rrenat e tije

bij spiunësh e oficerësh

goje pis si stalle derrash

Twitter është rrjet marksist

e pëlqen Chavesi komunist

Rama atje gjithë ditën rrin

realitetin aspak nuk din

“Robert… ”

Sali Berisha populli Shqiptar me nje shumice te madhe kanë frik nga ju, dhe ti nga ato (tek ju verehet nga numri i konsiderueshem i truprojeve qe mban dhe jelekut antiplumb, ndersa tek populli shqiptar heshtja dhe nuk ju kundërshtojnë) si e shpjegoni këtë fobinë tuaj ndaj popullit dhe fobin e popullit (shumices) ndaj jush?

Do i fitosh zgjedhjet e 2013 me karten qe loze tani (Pasaportat) por s’do kesh jetë te gjatë ne mandatin e tret se popullit i ka sos durimi me varfëri, padrejtësi, pa siguri ne rruge, rruge te lëna përgjysmë, rruge te kohes Diktaturës, spitale alla Afganistan.

I dini këto gjera juve Sali?

“Gjergj… ”

Z. Berisha përshëndetje. Shpresoj te dialogoni ne FB e jo thjesht ta përdorni faqen si mjet banal propagande. Shendet e gjithe te mirat.

“Pa …”

Shume mire e bete zoti Kryeminister qe u bashkuat me ne. Po tani po fillojme me ankesat ne. E di ti qe na kane fillu kufizimet e dritave. Nje ore paradite nje ore pasdite ne mes te Tiranes. Apo na i pret vete. ?

“Aurora… ”

O Zot i madh si e lejon nje kriminel te qeveris këtë vend.. po fajin se ka ky e ka populli qe e voton se gënjehet me 1 thes miell… e mbështesin duke mos par gjendjen tragjike te Shqipërisë dhe nuk shikojnë as veten qe janë për te ardhur keq -gjendja ekonomike ne Shqipëri është për te ardhur keq, ndërsa kryeministri me pafytyrësinë me te madhe thotë se Shqipëria është vendi me i zhvilluar e ka rritje ekonomike.. me falni po me mirë të kishim një gomar kryeministër se sa këtë vrasësin ptuuuuuuuu pis njeri

“Edi… ”

Të gjithë ata qe janë militante te tij janë njerëz qe nuk e duan, por shohin te ky te ardhmen e tyre, jetën, karrierën, pasurimin e shpejte pa pyetur se si e ka bere këtë pasuri, janë vasale dhe servile te pushtetit qe nuk ju intereson se çfarë ka bere ky njeri’.

VIDEO: Berisha hap faqe në Facebook për Ditën e Rinisë

Ato që pëlqen Sali Berisha

Citimet e preferuara

“Asgjë nuk është më keq se sa indiferenca e njerezve” – Edmund Burke

“Liria funksionon” – James Baker

“Ata që bien duke luftuar, ngrihen përsëri” – Winston Churchill

Informacioni i Edukimit

Shkolla e Lartë:

Universiteti i Tiranës ’67

Shkolla e mesme:

Politeknikumi Mjekesor i Tiranës ’62

Interesat

Qëndrimi me familjen (gjatë fundjavave), ngjitja në malin e Dajtit, ngrënia e mollëve të Korcës (më të mirat në botë), ndërtimi i rrugëve, Edukimi. Leximi i librave, leximi sms dhe mesazheve tuaja, noti, Shqipëria Europiane, dhe natyrisht ipadi im

Librat e preferuar

Viti ’93 – Victor Hugo, Për ke bien këmbanat – Ernest Hemingway, Emri i Trëndafilit – Umberto Eco, Shkretëtira e Tartarëve – Dino Buzzati, Plaku dhe deti – Ernest Hemingway, Atlas Shrugged – Ayn Rand, Lolita – Vladimir Nabokov, Kujtimet e Adrianit – Marguerite Yourcenar, Ngjyra e purpurt – Alice Walker, Ali Pasha biografi nga Sabri Godo, çdo gjë të shkruajtur nga Ismail Kadare, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Gjergj Fishta, i dua librat!

Muzika e preferuar

Beatles, Tom Jones, Elvis Prestley, Ricky Martin, Kanye West, Beyonce, Whitney Houston, Rihanna, Inva Mula, Rita Ora, Saimir Pirgu, Elita 5, Jacque Braille, shumë këngëtarë aktualë shqiptarë.

Shteti

Shqipëria

Statusi shoqëror

Martuar me Liri Berisha

Gjinia

Mashkull

Informatat kontaktuese

Telefon 069 209 9410

Posta Elektronike         [email protected]

Faqja e internetit           http://www.pd.al/

Historia sipas viteve

1944    – Lindur më 1944-10-15

Berisha hap faqe në Facebook, ja adresa dhe sa "Like" ka marrë dhe mesazhi i tij i parë

***

Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të jetë nga sot pjesë e rrjeteve sociale në internet. Gjatë aktivitetit me të rinjtë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, në festimet e Ditës së Rinisë, Berisha ka deklaruar se do të ketë adresë në rrjetin social Facebook.

Kryeministri u shpreh se zgjedh këtë mënyrë komunikimi për të qenë sa më afër të rinjve. “Siç ju premtova, ju e dini se unë prej shumë vitesh shkëmbej qindra mesazhe me të rinj kudo që janë. Më janë bërë tani qindra mijëra, por prej kohësh kam një dëshirë të madhe, që në Facebook të jem një prej miqve tuaj ndaj dhe zgjodha këtë takim për të ardhur tek ju me Facebook-un tim”, tha Berisha.

Gjithsesi Berisha nuk ka hapur adresë për Friends (miq) por Page. Kjo mesa duket është bërë që të mundësojë sa më shumë njerëz që të bëhen fansa të tij, paçka se prej disa muajsh Facebook mundëson edhe pasjen e një profili të kombinuar në Facebook me numër të palimituar abonentësh dhe miqsh.

Dhe në pak orë që ai e lançoi faqen e hapur dje, ka arritur të kapërcejë numrin e 5 mijë fansave. Kurse deri pas mesnatës duke hyrë e diela sikundër shikoni dhe foton më sipër, i kaloi të 20 mijë fansat. Kurse të dielën ky numër shkoi në mbi 30 mijë. Reagimi nga z.Berisha ishte ky: "Në 24 orëshin e parë në Facebook, numri i "fansave" po arrin në 30,000. Ju falenderoj për mbështetjen, është vërtetë shumë emocionuese -sb".

Faqja u hap si "figure publike" me kete informacion: "Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne whatsapp, në numrin +355692099410".

Kurse pak minuta më parë z.Berisha lëshoi edhe mesazhin e parë në Facebook-un e tij, nëpërmjet një Ipad që ka disa kohë që e përdor:

“Sapo iu bashkova Facebook! Duket shumë praktik në IPad. Unë do të dërgoj përditësime dhe fotografi dhe mezi pres që të bisedoj me ju. Ju lutem ndani këtë faqe me familjen dhe miqtë tuaj. – sb”, – përfundon mesazhi i parë i kryeministrit dhe kryetar i PD.

Mesazhi i parë mori afro njëmijë “like” dhe mbi 150 komente.

Në këtë mënyrë, z.Berisha i bën “konkurrencë” rivalit politik Edi Rama, i cili ka gjithashtu një adresë fansash në Facebook me aktualisht rreth 165 mijë fansa, ndryshe nga ish rivali i tij për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka mbi 333 mijë fansa. Ndryshe nga Rama, faqja e z.Basha është tejet aktive, por aty gjen vetëm informacione zyrtare dhe jo mesazhe të drejtpërdrejta të z.Basha. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit