

Elbasan, 13 nëntor 2013, NOA – Një punonjës policie i burgut të Kosovës është arrestuar sot nga kolegët e tij. Jetor Bajaziti, 28-vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë është arrestuar pasi ka lejuar futjen në ambientet e burgut t 20 dozave hashash.
Bajaziti punonte në vendrojën sigurimit të jashtëm të burgut. Sipas të dhënave të policisë, gjatë kohës që ka qenë me shërbim, ai ka lejuar futjen e një pakoje brenda burgu, në të cilën ishte futur dhe droga.
Pas nisjes së hetimeve për drogën, Bajaziti nuk është paraqitur më në punë dhe prej dy ditësh ka qenë i shpallur në kërkim. Sot është bërë i mundur dhe arrestimi i tij nga policia.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





