Transmetuar më 04-05-2012, 10:36

Tiranë, 4 maj 2012, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në kongresin e noterëve që po zhvillohet në kryeqytet. Në fjalën e tij, kreu i mazhorancës e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm për shtetin ligjor funksionimin e këtij shërbimi me standarde ndërkombëtare. Berisha u shpreh se qeveria do të “mbështes në mënyrë maksimale reformimin e sistemit të noterisë”.

Ai vlerësoi se organizimi i profesionistëve të kësaj fushe dhe zhvillimi i kongresit, është dëshmi e vetëdijes profesionaleve dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në këtë sektor. “Noteria është një sistem themelor për  drejtësinë dhe zbatimin e ligjit në vend dhe për ekonominë”,  shpreh Berisha.

Ai shtoi se “mekanizimi i punës së noterëve është transparenca, e cila është jetike për punën e çdo zyrtari”, u shpreh Berisha.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit