Transmetuar më 20-04-2012, 03:31

Romë, 20 Prill 2012, NOA – Makina kompakte është e disponueshme në treg dhe kjo duke nisur që nga mesi i muajit maj në versionin e saj me 3 dyer dhe për atë me pesë do të na duhet të presim deri në qershor të këtij viti.

Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, Seat Mii është një miksim perfekt në dizajn, kompaktësi, funksionalitet dhe shkathtësi.

Një veturë me të vërtetë e çmuar, që do t’i lejojë Seat-it të debutojë në një pjesë të tregut që mungonte prej kohësh.

Mii është e dsiponueshme me një motor novator me 3 cilindra benzinë prej 1 litri që ofrohen në variante nga 60 në 75 CV.

Shpejtësia maksimale e startit është respektivisht nga 160 dhe 171 km/h,me një konsum që për 100 kilometër do të harxhojë 4.5 litra për opsionin e parë dhe 4,7  për të dytin.

Makina është e pajisur me radio CD-MP3, lidhjen AUX dhe dy altoparlantë.

Në versionin e dytë të quajtur Styke do të jenë të pranishëm 4 altoparlantë, klimatizator gjysmëautomatik dhe mbyllje qendrore me telekomandë, si dhe xhama elektrikë.

Ndërsa për sa i përket çmimeve të Mii ato do të nisin që nga shifra 9.300 euro për 60 CV dhe  9.750 euro për 75 CV, kurse për Style gjithçka do të nisë nga 10.600 euro për la 60 CV deri në 11.050 euro për 75 CV.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit