Transmetuar më 15-04-2012, 09:47

Shkup, 15 prill 2012, NOA – Dy ditëve të fundit asnjë nga telegramet ngushëlluese të dërguara në adresë të presidentit, kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror, por edhe reagimet dhe shqetësimet e shprehura përmes medieve nga Shqipwria dhe Kosova, nuk janë cituar dhe theksuar nga asnjë media maqedonase.

Dy ditë pas incidentit të vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, kanë pasuar reagimet e shpejta të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, presidentes Atifete Jahjaga, partive tjera politike shqiptare.

Mediat maqedonase i kanë dhënë rëndësi të veçantë dhe si kryelajm reagimit dhe telegramit të ministrit të brendshëm serb Ivica Daçiç, i cili i pari dërgoi telegramin për ngjarjen, ministrit serb Vuk Jeremiç dhe partive minore në Maqedoni dhe rajon.

Vrasja e pesëfishtë është ndjekur në të gjitha edicionet e mediave shqiptare, përmes raportimeve dhe reportazheve ekskluzive nga mediat e njohura në Tiranë dhe Prishtinë, mirëpo edhe në këtë rast nuk u citua asnjë nga mediat shqiptare për mbulimin e kësaj ngjarje, derisa u cituan dhjetëra media tjera të rajonit, sidomos ato serbe, se kanë ndjekur situatën e fundit dhe vrasjen në Maqedoni.

noa.al/INA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit