Transmetuar më 03-04-2012, 10:58

Tiranë, 3 prill, 2012, NOA- Një operacion i policisë së kryeqytetit i mbrëmjes së djeshme i koduar “Grumbullimi” ka bërë të mundur sekuestrimin e 17 kilogramëve Cannabis Sattiva.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se si posedues të saj u prangosën në flagrancë 28 vjeçari me banim në Tepelenë Dritan Dervishi, 19 vjeçari me banim në Tiranë Drinald Dervishi dhe 21 vjeçari me banim në Tiranë Admir Hoxha.

Mësohet se arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme në Unazë te Re, në afërsi të rrugës “Mihal Dhimitri” pas informacioneve të marra në rrugë operative se të ndaluarit posedonin lëndë narkotike.

Të rinjve iu gjetën 15 pako lëndë narkotike e mbështjellë me natriban, e cila rezultoi të peshonte 17 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me tre telefona celularë të markave të ndryshme.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit