

Tiranë, 15 shkurt 2012, NOA Update – Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët Partia Socialiste bëri publik sot Planin Emergjent dhe atë afatmesëm për kapërcimin e situatës së rëndë në të cilën ndodhet vendi për shkak të motit të acartë dhe reshjeve të dendura të dëborës që mbajnë të bllokuara dhjetra komuna e akse rrugore në mbarë vendin nga veriu në verilindje e juglindje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Planin emergjent e bëri publik gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Emergjencave deputeti i PS-së Erion Braçe, ndërsa planin afatmesëm e zbardhi deputeti socialist Arben Malaj.
Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit ta miratojë këtë plan masash që sipas PS-së do të nxjerrë vendin nga situata e pazakontë.
Plani emergjent kërkon identifikimin e kostove të emergjencës së krijuar nga moti për hapjen e rrugëve, kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellsave në qytete, furnizim të menjëhershëm me ushqime dhe ujë, e barna mjekësore; alokimin e menjëhershëm prej buxhetit të shtetit të granteve për bashkitë dhe komunat në emergjencë, fondeve të përcaktuara për ndërhyrje të menjëhershme e të qëndrueshme në rrugët rurale, rajonale apo të fshatrave, etj.
Ndërsa plani afatmesëm kërkon të hartohet një hartë kombëtare e zonave me risk të lartë nga fatkeqësitë natyrore; përmirësimet ligjore që pagesat e përfitimeve të ndryshme sociale si pensione, pagesë e ndihmës ekonomike, pagesë e papunësisë, pagesë për personat me aftësi të kufizuar të kryhen çdo muaj nëntor për katër muaj rresht për periudhën nëntor – shkurt, etj.
Plani Emergjent:
Identifikimi i kostove të emergjencës së krijuar nga moti;
Për:
Hapjen dhe mbajtjen hapur të rrugëve kombëtare; rrugëve që lidhin rrugët kombetare me qendrat e komunave; rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat e komunave dhe rrugët kombëtare;
Hapjen dhe mbajtjen hapur të rrugëve të brendshme të qyteteve;
Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellsave në qytete, fshatra
Kthimin në eficencë të plotë të qëndrave shëndetësore
Furnizim të menjehershëm me ushqime dhe ujë (në sasi të mjaftueshme për dy muaj)
Furnizim të menjëhershëm me barna mjekësore të qendrave shendetësore dhe të sëmurëve kronikë (në sasi të mjaftueshme për dy muaj)
Furnizim të menjëhershëm me veshmbathje për fëmijë, pleq apo familjarë të vetmuar
Furnizim të menjëhershëm me gas, qymyr dhe dru zjarri (në sasi të mjaftueshme për 3 muaj)
Furnizim të menjëhershëm me bazë ushqimore, medikamente për bagëti (te imta e gjedhe) pjesë e ekonomisë familjare (në sasi të mjaftueshme për 3 muaj)
Për:
Dëmet e shkaktuara në rrugët kombëtare; rrugët që lidhin rrugët kombëtare me qendrat e komunave; rrugët që lidhin fshatrat me qendrat e komunave dhe rrugët kombëtare;
Dëmet e shkaktuara në rrugët e brendëshme të qyteteve, sistemin e ndriçimit publik
Dëmet e shkaktuara në rrjetin e ujësjellësave dhe të kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza në qytete e fshatra
Dëmet e shkaktuara në shkolla fillore, 9-vjecare e të mesme, në qytet e në fshat
Dëmet e shkaktuara në qendrat shendetësore në qytet e në fshat
Dëmet e shkaktuara në pritat malore mbrojtëse nga orteqet
Dëmet e shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe të fshatarëve në fshat
Dëmet e shkaktuara në bagëti (të imta e gjedhe) si dhe në ekonominë bujqësore familjare
Dëmet e shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre ekonomive familjare
Identifikimin e kostove për rindërtimin e:
Rrugëve kombëtare të dëmtuara
Rrugëve rurale të dëmtuara
Rrugëve të brendëshme të qyteteve të dëmtuara
Ujësjellësve e kanalizimeve të dëmtuara
Shkollave të dëmtuara
Qendrave shëndetësore të dëmtuara
Banesave të dëmtuara
Pritave malore të dëmtuara
Alokimin e menjëhershëm prej buxhetit të shtetit të:
Granteve për bashkitë dhe komunat në emergjencë prej motit sipas miratimeve në buxhetin e shtetit
Fondeve të përcaktuara për ndërhyrje të menjëhershme e të qëndrueshme në rrugët rurale, rajonale apo të fshtrave, rrugët parësore e rrugët që lidhin lagjet e brendëshme te qyteteve
Fondeve për ndihmën ekonomike, në masë të plotë dhe për një periudhë të paktën 4 mujore përfshirë edhe familjet që do të bien në varfëri si pasojë e emergjencës aktuale
Fondeve për pagesën e papunësisë, në masë të plotë dhe për një periudhë të paktën 4 mujore
Fondeve të invaliditetit, në masë të plotë dhe për një periudhë të paktën 4 mujore
Fondeve të pensioneve të pleqërisë, në masë të plotë
Alokimin e menjëhershëm prej buxhetit të shtetit të:
Fondeve të investimeve për ndërtimin e digave e pritave mbrojtëse nga vërshimi i ujrave në ultësirën veriperendimore e perendimore.
Fondeve të investimeve për përforcimin e digave e pritave (aktuale) mbrojtëse nga vërshimi i ujrave në ultësirën veriperendimore e perendimore
Fondeve të investimeve për ndërtimin e pritave në lumenj për të disiplinuar vërshimin e tyre
Fondeve operative për të garantuar funksionimin normal dhe pandërprerje të hidrovoreve në të gjithë ultësirën perëndimore
Plani i afatmesëm i masave:
Të hartohet një hartë kombëtare e zonave (komuna e fshatra) me risk të lartë nga fatkeqësitë natyrore
Të bëhen përmirësimet ligjore që pagesat e përfitimeve të ndryshme sociale si pensione, pagesë e ndihmës ekonomike, pagesë e papunësisë, pagesë për personat me aftësi të kufizuar të kryhen çdo muaj nëntor për katër muaj rresht për periudhën nëntor – shkurt.
Kompanitë private dhe publike që ofrojnë shërbime jetike të detyrohen ligjërisht që të kenë ofrim shërbiesh në të gjithë territoret pavarësisht nga emergjencat e ndryshme.
Duhet riorganizuar i gjithë sistemi i mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare, rajonale dhe rurale.
Fondi për përballimin e emergjencave duhet të jetë pjesë e veçantë e fondit të kontigjencave të buxhetit vjetor dhe duhet miratuar veçmas me miratimin e buxhetit të shtetit për çdo vit financiar.
Të krijohet mundësia ligjore dhe praktike që familjet dhe bizneset të kenë akses në tregun e sigurimeve për sigurimin ndaj rrezikut të katastrofave
Të kërkohet zbatimi i projektit të Bankës Botërore për rritjen e kapaciteteve për përballimin katastrofave dhe emergjencave me fond prej rreth 10,2 milionë euro që duhet të kishte filluar prej vitit 2009 dhe duhet të përfundojë në vitin 2012.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





