Humbje e turpshme për Italinë, Spanja nuk i ndahet Kupës (FOTOT)
Transmetuar më 01.07.2012 22:58










NOA.al/ Irma Toptani - Spanja nuk i ndahet fitoreve, nuk i ndahet titujve, nuk i ndahet kupave. duke shënuar kështu një rekord në historinë e futbollit pasi është tre herë radhazi kampione Europe dhe Bote në këto 12 vjet.

Në ndeshjen e së dielës, finalja e madhe e Euro 2012 që u luajt në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Spanja shënoi plot katër herë në 90 minutat e lojës me Italinë duke bërë që italianët të largohen me turp nga ky evropian.

Në këtë ndeshje, dukshëm Italia ishte shumë dobët. Ndryshe nga ndeshja me Gjermaninë të enjten, ku arriti të fitojë 2-1, në këtë 90 minutësh Italia nuk arriti asnjëherë të rrezikojë seriozisht portën spanjolle.

Për më tepër, fare të rralla ishin përpjekjet e italianëve për të dominuar zonën pranë portës spanjolle, aq sa thuajse e gjithë koha e rregullt dhe tre minutat shtesë, zhvilloheshin më së shumti në portën italiane dhe në mesfushë.

Goli i parë erdhi për spanjollët në minutën e 14-të kur një top i ofruar nga Fabregas mundësoi Silva që të shënojë në portën e Buffon.

Minutat në vazhdim ishin gjithmonë në avantazh të spanjollëve të cilët shënuan edhe një herë në pjesën e parë përmes Jordi Alba në minutën e 41-të.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Spanjën.

Pjesa e dytë nis sërish me përqendrim të lojtarëve në portën italiane. Në minutën e 39 vjen goli i tretë, nga Fernando Torres vetëm pak minuta pasi ai hyri në fushë duke zëvendësuar Silva.

Katër minuta më pas, mbërrin edhe një gol i katërt që shkatërron përfundimisht italianë. Mata shënon golin që i vë vulën e plotë fitores spanjolle në minutën e 43 të pjesës së dytë dhe 2 minuta para përfundimit të krejt ndeshjes.

Tre minutat shtesë që dha gjyqtari, ishin një formalitet që nuk shërbeu për të ndryshuar rezultatin.

Gjatë pjesës së dytë, që në minutat e para, Italia u detyrua të luajë me 10 lojtarë pasi Motta që hyri në minutën e 12-të duke zëvendësuar Montolivo, u dëmtua katër minuta më pas. Duke qenë se Italia i kishte bërë të treja zëvendësimet e mundshme, e mbylli lojën me një futbollist më pak.

Pas mbylljes së krejt ndeshjes vjen dhe momenti kulmor. Kreu i UEFA Mishel Platini dorëzon kupën e artë për ekipin spanjoll.

Casillas ngre kupën lart në qiellin ukrainas. Spanja është zyrtarisht kampione e Euro 2012. Por jo vetëm kaq, është kampione në fuqi e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut dhe kampione e mëparshme e Evropës në Euro 2008. /noa.al/
Fotogaleri
Te tjera
Takimi final i Kampionatit evropian të Futbollit “Euro 2012”, i cili ditën e diel zhvillohet në Kiev të Ukrainës, në Kosovë po pritet me interesim të madh. Ekspertët e futbollit, por edhe gazetarët kosovarë, dashamirë të futbollit
Itali, 28 qershor 2012, NOA-Ndonëse uniforma sportive është unike për të gjithë skuadrën, modeli i flokëve është alternativa e vetme që kanë futbollistët për të bërë dallimin nga njëri-tjetri. Nëse do të ekzistonte një album f
Janë publikuar dhe formacionet e ekipeve te Gjermanisë dhe Italisë, që do të luajnë gjysmëfinalen e Euro-2012, sot në orën 20.45 në Varshavë: Gjermania: Neuer - Boateng, Hummels, Badstuber, Lahm (kap) - Khedira, Schweinsteiger - Mülle
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2012 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.