Furia Roja apo Squadra Azzurra, sonte superfinalja e Euro 2012
Transmetuar më 01.07.2012 17:34






Kiev, 1 korrik 2012, NOA/ Irma Toptani - Kush do të triumfojë në finalen e madhe të Euro 2012, Spanja apo Italia?

Supersfida mes dy gjigandëve të futbollit europian do të nisë në orën 20:45 minuta në stadiumin e Kievit, i cili pritet të jetë i tejmbushur, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Audienca pritet të jetë në nivele rekord pasi sfidën mes Italisë dhe Spanjës pritet ta ndjekin miliona njerëz në gjithë botën.

Spanjollët janë shumë afër një rekordi historik nëse bëjnë të vetin trofeun e europianit.

“Furia Roja” apo tërbimi i kuq do të bëhen e para skuadër, që merr tre tituj rresht në kompeticionet më të rëndësishme të futbollit në nivel kombëtar.

Portierët Bufon e Kasijas

Ata u shpallën kampion të Europës në vitin 2008, ndërsa në vitin 2010 u ngjitën në majën e futbollit botëror, duke fituar trofeun në Afrikën e Jugut.

Ylli italian, Mario Balotelli dhe traineri Cesare Prandelli

Për spanjollët kjo është finalja e 4-t në një kampionat europian.

Në 1964-ën mundën në finale Bashkimin Sovjetik, humbën me Francën në vitin 1984, ndërsa e ripërsëritën suksesin në vitin 2008 përballë Gjermanisë.

Nga ana tjetër kjo është finalja e tretë për “Squadra Azzurra”, apo të kaltrit, të cilët e kanë fituar vetëm një herë këtë trofe, kur mundën Jugosllavinë në finalen e vitit 1968.

Italianët u gjendën në finale edhe në vitin 2000 përballë Francës, por humbën në minutat shtesë pas një golden goli të David Trezege.

Pavarësisht rekordit jo të mirë në finalet e Europianit, Italia arshivon 4 Kupa Bote dhe 6 pjesëmarrje në finalet e Botërorit.

Dy skuadrat u ndeshën për herë të fundit në një barazim 1-1 gjatë fazës në grupe të Euro 2012.

mit/noa.al
Fotogaleri
Te tjera
Takimi final i Kampionatit evropian të Futbollit “Euro 2012”, i cili ditën e diel zhvillohet në Kiev të Ukrainës, në Kosovë po pritet me interesim të madh. Ekspertët e futbollit, por edhe gazetarët kosovarë, dashamirë të futbollit
Itali, 28 qershor 2012, NOA-Ndonëse uniforma sportive është unike për të gjithë skuadrën, modeli i flokëve është alternativa e vetme që kanë futbollistët për të bërë dallimin nga njëri-tjetri. Nëse do të ekzistonte një album f
Janë publikuar dhe formacionet e ekipeve te Gjermanisë dhe Italisë, që do të luajnë gjysmëfinalen e Euro-2012, sot në orën 20.45 në Varshavë: Gjermania: Neuer - Boateng, Hummels, Badstuber, Lahm (kap) - Khedira, Schweinsteiger - Mülle
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2012 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.