Ndeshje e nxehtë para takimit Gjermani-Danimarkë (FOTOT)
Transmetuar më 17.06.2012 20:26












Lviv, 17 qershor 2012, NOA - Do të jetë një ndeshje e nxehtë ajo mes Gjermanisë dhe Danimarkës.

Këtë e kanë paralajmëruar fanset e dy ekipeve, të cilat kanë injoruar temperaturat e larta dhe kanë provuar talentin e tyre në futboll, sportin më të dashur të burrave, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Aktore të njohura të filmave rozë kanë zbritur në fushën e lojës duke improvizuar një tjetër supersfidë mes Danimarkës e Gjermanisë.

Nuk kanë qenë të paktë ata që kanë ndjekur këtë ndeshje të veçantë, jo vetëm për natyrën e saj të veçantë, por edhe për hiret e lojtareve, që kishin zbritur në fushë.

Të veshura vetëm me boksera dhe të lyera në pjesën e sipërme të trupit me ngjyrat e ekipeve të tyre kombëtare, aktoret e filmave rozë kanë dhënë një shfaqje të veçantë për publikun, që jo vetëm i duartrokiti, por i kërkoi dhe autografe.

Sa për rezultatin, kjo ishte gjëja e fundit që preokupoi të pranishmit…

mit/noa.al
Fotogaleri
Te tjera
Takimi final i Kampionatit evropian të Futbollit “Euro 2012”, i cili ditën e diel zhvillohet në Kiev të Ukrainës, në Kosovë po pritet me interesim të madh. Ekspertët e futbollit, por edhe gazetarët kosovarë, dashamirë të futbollit
Itali, 28 qershor 2012, NOA-Ndonëse uniforma sportive është unike për të gjithë skuadrën, modeli i flokëve është alternativa e vetme që kanë futbollistët për të bërë dallimin nga njëri-tjetri. Nëse do të ekzistonte një album f
Janë publikuar dhe formacionet e ekipeve te Gjermanisë dhe Italisë, që do të luajnë gjysmëfinalen e Euro-2012, sot në orën 20.45 në Varshavë: Gjermania: Neuer - Boateng, Hummels, Badstuber, Lahm (kap) - Khedira, Schweinsteiger - Mülle
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2012 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.