E masakruar dhe e gjetur pa kokë nga i ati, Aishe Vata 3 muaj shtatzënë
Transmetuar më 12.10.2012 11:05
Aishe Vata dhe vendi ku u gjet trupi i masakruar
Durrës, 12 tetor 2012, NOA/A.Ymeraj- Vetëm ajo mund të zbardhte gjithë rrethanat e ngjarjes makabre, por s’është më në jetë.

Vajza e gjetur e masakruar në Xhafzotaj të Durrësit, e goditur me thikë dhe e gjetur pa kokë mëngjesin e djeshëm, mbante një të fshehtë brenda vetes.

Ekspertiza e parë mbi trupin pa kokë të 18 vjeçares kanë treguar se Aishe Vata ishte shtatzënë në muajin e tretë.

Siç raporton noa.al ky fakt ka ngritur dy pista nga ana e policisë lidhur me shkaqet e ekzekutimit; Aishja mund të jetë vrarë nga personi me të cilin kishte ngjizur fëmijën dhe kishte raporte intime, ose nga ndonjë i afërm i saj pas zbulimit të shtatzënisë, pasi mund të turpëronte familjen.

Kujtojmë këtu se Aishe Vata e cila në verë kishte mbaruar shkollën e mesme në Mederesë, u gjet pa kokë në një arë të mbjellë me misër pranë banesës së saj nga babai Muhamed Vata, i cili i shokuar nga skena horror lajmëroi të afërmit dhe menjëherë edhe policinë.

Muhamet Vata gjeti trupin e Aishes në një parcelë toke pranë shtëpisë, teksa prehej e pajetë mes gjakut e dheut...por trupit i mungonte koka.

Sipas dëshmive të mbledhura nga policia vajza kishte dalë pas mesnate nga shtëpia me të brendshme dhe dhe robdeshambër hedhur sipër, çka ka thelluar dyshimet se ajo mund të jetë ekzekutuar nga personi me të cilin kishte lidhje intime.

Nga ana e policisë vijon kontrolli i gjithë zonës përreth Xhafzotaj për gjetjen e kokës, ndërsa trupi i saj është goditur disa herë me thika dhe më pas i është prerë koka.

Lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë Durrësin por edhe Shqipërinë, uniformat blu kanë shoqëruar mbi 20 persona në polici, miq, të afërm të viktimës dhe persona që mund të kenë dijeni me ngjarjen, ndërsa ende nuk flitet për një pistë të saktë që i mori jetën vajzës së re.

Gjithsesi nuk dihet ende se si dhe pse e ndjera ka dalë pas mesnate nga banesa, si e kanë lejuar prindërit, dhe pse kishte dalë me të brendshme...pikëpyetjet për ekzekutimin horror të Aishe Vatës nuk kanë marrë ende përgjigje.

Trupi i pajetë i vajzës së masakruar të cilit i mungon koka, pritet të përcillet në banesën e fundit rreth orës 15.00 të mesditës së sotme.

a.y/noa.al

Lexoni edhe: Vrasje horror në Durrës, trupit të 18 vjeçares i mungon koka

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

UROSH Postuar me 2012-10-15 06:19:59
E nderuara zonja ANA-Gabim e keni-I ati seshte i Ajshes seshteas perdhunus po as mbyts-.rn
ANA Postuar me 2012-10-13 08:09:26
Njerez qe i njohin tregojne kte histori. I jati eshte njeri imoral.Para 6 vitesh kur nena e Aishes ishte gjalle, gruan qe ai ka tani e kishte dashnore.... Madje nena e Ishes ka pasur nje lloj tumori qe mjeket i paten thene qe nese ngelte shatzane perseri do vdiste me siguri...ai e la shtatzane dhe ajo vdi gjate lindjes se djalit te vogel, per te cilin ehste kujdesur Aishja qe kur lindi. Meqenese njerka e re ishte dashnorja e babit, Aishja ka pas mardhenie te keqija edhe me njerken e dhe me ta jatin. Ai shfaqet shume i rrepte... Vajza eshte gjetur me jo sh larg shpise pa te brendshme(perkatesisht te poshtmet)...skenari qe mendojn shumica qe i njohin personalisht mendojn se i jati e ka len shtatzane e ka perdhunu dhe ne nje mbremje si ajo e para pak ditesh kur ai mund te ket vajt me abuzu prap ajo mund te ket dal me vrap nga shpia...ai ja ka keput koken...Ai njeri sfuhet lene asnje sekond jashte derisa ti behet ADN-ja femijes e te krahasohet me te atin... Cfare babai eshte ai, qe te vret nenen, martohet me dashnoren dhe kur shef qe goca nuk ehste bie prap gjume....nese vertetohet ta ket bere ai ..ai do rrjep i gjalle ne mes te qytetit.....
rtryyty Postuar me 2012-10-12 08:24:38
dy mund te jen vrases te mundshem . njeri mund te jet nje baba i trash kurse tjetri mund te jet nje dashnor drogaxhi qe pasi ka pir koktail drogerash nuk ka mundur ti permbahet ndonje zenke te momentit me te dashuren .
korcari Postuar me 2012-10-12 04:16:28
sa gjynaf ,besoj qe te kapet ai kafsha...
erduani Postuar me 2012-10-12 04:12:13
sa gjynah kto e ka bo 100% babai i vet pse afer shpis vet dhe ai i pari e ka gjet jazek...

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania