Kriza ekonomike e botës, shtëpitë publike në Gjermani po ofrojnë ulje çmimi
Transmetuar më 15.07.2009 08:18
Berlin, 15 korrik, NOA - Edhe shtëpitë publike kanë filluar të jenë mjaft të ndjeshme ndaj rënies ekonomike që ka pushtuar gjithë botën. Si për t'i "kuptuar" problemet që kanë pushtuar njerëzit, të tilla në Gjermani kanë nisur të ofrojnë ulje çmimi. Por kjo gjë do të vlejë sidomos për ata klientë, të cilët në shtëpi publike vijnë me biçikleta dhe jo me makina luksoze. "Recesioni e ka goditur industrinë tonë shumë rëndë. Shpresojmë se lirimi do të tërheqë më shumë njerëz. Pos që është mirë për punën, po ashtu është mirë për mjedisin, e edhe për vajzat!", ka thënë Thomas Goetz, pronar i bordelit "Maison d'envie" në Berlin. Klientët të cilët në "Maison d'envie" vijnë në biçikleta apo me vërtetimin se kanë blerë biletë të transportit publik marrin lirim prej 5 eurosh në çmimin mesatar prej 70 eurosh për 45 minuta. Gjermania është një prej vendeve të rralla në botë ku prostitucioni është i ligjshëm. Janë rreth 400.000 prostituta të punësuara të cilat nga viti 2002 mund të lidhin kontrata formale për punën e tyre. n.e/NOA    

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania