Sharon Stonit i bie të fikët gjatë sfilatës, direkt në spital
Transmetuar më 23.09.2012 00:02
Ndërsa ishte duke ndjekur gjithë qejf, një sfilatë të markës “Cavalli” në Milano, papritmas, aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone është ndjerë keq.

Gjithçka ka ndodhur gjatë eventit të sfilatës së radhës së “Fashion Week”, ku 54-vjeçarja, gjendej në shoqërinë e të fejuarit të saj të ri, 27-vjeçarit Martin.

Në fotografitë e para të marra gjatë këtij eventi, ajo shfaqej fillimisht e qeshur dhe e qetë, madje edhe duke bërë shaka me të rreth modeleve.

Papritmas, bukuroshja 54-vjeçare ndihet e sëmurë dhe i bie të fikët.

Duke u shoqëruar direkt në makinë nga asistentët e saj, për t’iu drejtuar spitalit, ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore nga mjekët italianë.

Pas kontrollit, ata kanë pohuar se ajo kishte vetëm një moment dobësie, për shkak të lodhjes.

e.t/noa

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania