Të dielave mos fli sa për tërë javën, s’e rikuperon dot gjumin
Transmetuar më 22.09.2012 23:12
Dëshiron që gjatë fundjavës të rikuperosh gjithë gjumin e humbur gjatë javës? Nuk ka gjë më të gabuar se kjo.

Këtë e pohon një studim i ri i kryer nga Universiteti i Teksasit, sipas të cilit, gjumi i tepërt të dielave, është një “vrasës” i vërtetë i kohës sonë biologjike.

Kështu, dr. Gregori Carter, një specialist në fushën e gjumit dhe lider i shkencëtarëve të cilët kryen studimin, thotë se "ideja që në fundjavë, mund të sigurosh gjumin e humbur gjatë javës është veç një besim i rremë. Gjatë fundjavës, e shumta, duhet të flemë vetëm një orë më gjatë."

Duke shtuar më tej, se nëse zakonet tona gjatë javës ju çojnë në orë të pakta të gjumit, po t’i shtoni ato me tepri vetëm, një ditë, siç mund të jetë e diela, kjo do ta prishte kryekëput gjithë bio-ritmin tuaj. Prandaj, mos veproni kështu në asnjë mënyrë.

Në fund, studimi parashtron se nëse doni vërtet që në fundjavë “të mblidhni kockat”, më mirë shkoni në shtrat vonë dhe zgjateni vetëm me 1-2 orë, momentin e zgjimit për të nesërmen.

Çlodhës i vërtetë, sipas tij, mbetet gjithsesi, fakti që të mos shkaktoni ndonjë destabilizim të orës biologjike.

e.t/noa

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania