Statusi, Rama-Fyles: Shqiptarët meritojnë mbështetjen e KE
Transmetuar më 19.09.2012 21:22
Bruksel, 19 shtator 2012, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me Komisionerin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, Stefan Fyle, ku ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në vend, përsa i përket progresit të integrimit.

Në këtë takim ashtu siç pohon vetë lideri i opozitës është kërkuar marrja e statusit të vendit kandidat në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë, raporton noa.al.

Nga ana e tij, Rama ka mirëpritur vlerësimet pozitive për rolin e forcës politike që drejton dhe ka deklaruar se shqiptarët nuk meritojnë të ndëshkohen për herë të tretë për shkak të një qeverie që ka dështuar dhe të detyrave të paplotësuara të shtëpisë nga kjo qeverisje.

“Ne kemi ardhur këtu për të bërë avokatin e mirë të vendit tonë. Duke sjellë një qëndrim dhe një mesazh shumë të qartë nga ana opozitës shqiptare, që sipas nesh qeveria nuk e meriton, po shqiptarët e meritojnë mbështetjen e Komisionit Europian me propozimin për statusin e kandidatit. Shqipëria reale e standardeve europiane është ende larg”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera ai nënvizon se qytetarët shqiptarë, pavarësisht nëse janë të majtë ose të djathtë, nuk meritojnë të ndëshkohen për të tretën herë radhazi për shkak të keqqeverisjes dhe të detyrave të paplotësuara të shtëpisë nga qeveria.

b.gj/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania