Pak ditë më parë këngëtarja Pink tregoi të brendshmet e saj gjatë një emisioni televiziv, ndërkohë që sot tregon të pasmet duke ngritur fundin.
33-vjeçarja gjatë interpretimit të këngës së saj, ka ngritur "aksidentalisht" fundin e shkurtër duke treguar të pasmet për të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm, raporton noa.al.
E veshur në mënyrë sportive me fund të shkurtër të zi dhe bluzë të zezë me mbishkrimin “Pop”, këngëtarja dukej tepër në formë.
Pas performancën ajo publikoi një mesazh në Twitter ku falënderoi të gjithë të pranishmit: “Ju falënderoj të gjithëve ju që erdhët për të luajtur së bashku me mua gjatë shfaqjes së sotme. Ju dua shumë”.
Pink, emri i vërtetë i të cilës është Alecia Moore, ka realizuar albumin muzikor “The Truth About Love”.b.gj/noa.al





Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: