Koka gjithë tatuazhe e pirsa, kandidati më i çuditshëm për president
Transmetuar më 20.09.2012 00:39
Vladimir Franz, kandidati presidencial i Republikës Çeke, mund të cilësohet si më i çuditshmi që keni parë ndonjëherë në një garë elektorale.

Kjo pasi, ai e ka gjithë kokën të mbushur me tatuazhe e madje, edhe pirsa, të cilat e bëjnë të duket si një njeri aspak i zakonshëm, e jo më ta mendosh, për një president të ardhshëm që do të drejtojë vendin.

Ka qenë në fakt pasionin i çmendur i tij për tatuazhet që e bëri atë të mbulojë 90% të sipërfaqes së trupit të tij me to.

Një profesor teatri në universitet, piktor dhe kompozitor në të njëjtën kohë, arti duket se luan një rol jetik në jetën e kandidatit 53-vjeçar.

Gjë e cila shfaqet edhe në formën e tatuazheve.

Franz mendon se ai mund ta qeverisë vendin, pavarësisht paragjykimeve që mund të kenë njerëzit rreth pamjes së tij aspak të zakontë.

Madje mendon se ka aq fuqi, sa të mposhtë presidentin çek në detyrë, Vaclav Klaus, i cili gjendet në pushtet që nga viti 2003.

Pavarësisht pamjes së jashtme, që mund të gjenerojë dyshime ose frikë, politika e tij në fakt, është shumë e moderuar, pasi promovon tolerancën, të drejtat e njeriut, demokracinë, si dhe inkurajon kërkimet për burime alternative të energjisë. e.t/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania