LAJME DITE
Tiranë, 19 shtator 2012, NOA- Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në ambasadën amerikane në Tiranë, ku shprehu ngushëllimet për ngjarjen tragjike të shkaktuar nga sulmi i ndodhur mbi Ambasadën e SHBA në Bengazit të Libisë, si pasojë e të cilit humbën jetën ambasadori amerikan në Libi, Christopher Stevens dhe tre punonjës të Ambasadës Amerikane atje.
Në këtë vizitë, kryeministri Berisha u prit nga ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta si dhe keqardhjen e thellë për humbjen e rëndë të jetëve njerëzore në këtë akt barbar, terrorist, raporton noa.al.
Kryeministri tha se kjo ishte një ngjarje tronditëse për Amerikën, por edhe për shqiptarët dhe miqtë e saj kudo në botë dhe shprehu besimin se këta terroristë do të marrin dënimin e merituar.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu shprehu mirënjohjen për mesazhet e shumta të solidaritetit të marra nga autoritetet shtetërore dhe qytetarët shqiptarë.
Në shprehje të ndjenjave të simpatisë dhe solidaritetit njerëzor, kryeministri la një shënim në librin e ngushëllimeve të hapur nga ambasada me këtë rast.
Ambasadori amerikan në Libi, Christipher Stevens u vra së bashku me tre punonjës të tjerë të Ambasadës amerikane në këtë vend, pas protestave të dhunshme që shpërthyen pas publikimit të filmit “Pafajësia e Myslimanëve”.
Vala e këtyre protestave të dhunshme është përhapur gjatë këtyre ditëve dhe në disa vende të tjera ku qindra protestues kanë sulmuar ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Sudan, Tunizi, Egjipt, etj.
b.gj/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: