Basha: Ndërhyrjet në lagjet e Tiranës, synojmë profil europian
Transmetuar më 19.09.2012 14:56
Foto ilustruese, kryebashkiaku Lulzim Basha
Tiranë, 19 shtator 2012, NOA- Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e rrugës “Ilia Dilo Sheperi” në njësinë bashkiake Nr. 5, rrugë e cila lidh dy zona të rëndësishme të kryeqytetit, zonën e Selitës me Unazën e Madhe.

I pranishëm në inaugurimin e rrugës ishte kryetari i bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha, i cili u shpreh se, nuk është kthyer në atë lagje për të bërë fushatë, ashtu siç kanë bërë kandidatë edhe kryetarë bashkie për 13 vite me radhë por për të mbajtur premtimin e dhënë.

Basha theksoi se një element tjetër i rëndësishëm është zëvendësimi i mureve që do të prishen, si rezultat i ndërtimit të rrugës me kangjella, si pjesë e angazhimit për t’u ofruar lagjeve ku ndërhyhet në infrastrukturë, një profil më qytetar dhe më europian.

Siç informon noa.al ky investim i Bashkisë së Tiranës, prej 40. 4 milionë lekësh parashikon edhe ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, ndriçim si dhe gjelbërim për të gjithë zonën. Punimet ne këtë segment rrugorë parashikohen të përfundojnë pas 10 muajsh.

Theksojmë se inaugurimi i fillimit të punimeve në rrugën “Ilia Dilo Sheperi” i paraprin fillimit të punimeve, në dy rrugë të tjera të Njësisë Bashkiake nr.5, të cilat do të sjellin një ndryshim në cilësinë e jetës së banorëve të kësaj lagjeje dhe një përmirësim të ndjeshëm në trafikun e rënduar të kësaj zone të mbipopulluar, ku janë bërë shumë ndërtime  objektesh por pak rrugë, në këto 15 vitet e fundit.

n.a/a.y/noa.al

 

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania