LAJME DITE
Nevada, 19 shtator 2012, NOA.al - Kishte 200 milionë dollarë në bankë, por në shtëpi fshihte edhe 7 milionë dollarë të tjerë por në monedha të shekullit XIX, prerje ari.
Walter Samasko Jr., jetonte në Carson City në Nevada, ndërsa gjeti vdekjen në muajin maj në mjerim të plotë, kufoma e tij u gjet në muajin qershor, kur fqinjët e tij njoftuan policinë si rrjedhojë e erës së keqe.
Monedhat e arit u gjetën kur një fqinj i të ndjerit dhe një polic hyn në banesë për ta zbrazur nga gjërat disa ditë më parë.
Në kërkim e sipër ata gjetën një pasuri të tërë aq befasuese, sa për ta transportuar jashtë shtëpisë u desh një karrocë.
Walter Samasko siç informon noa.al jetonte i vetëm dhe ishte i njohur për kundërshtinë ndaj mjekimeve. I vetmi i afërm i tij që jetonte ishte një kushërirë e largët e cila punonte në Kaliforni si mësuese.
Gruaja nuk fliste me Samascon prej një vitit, por befas e gjeti veten trashëgimtare të 7 milionëve. a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: