Ahtisari nuk mbështet asnjë negociatë, për veriun e Kosovës
Transmetuar më 16.09.2012 18:31
Prishtinë, 16 shtator 2012, NOA- Ish-i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në negociatat për statusin Kosovës, Marti Ahtisari duke folur për dialogun Prishtinë-Beograd, ka thënë se në vend që të bisedohet, duhet të zbatohet ajo për të cilën është rënë dakord.

Përsa i përket Veriut të Kosovës, Ahtisari është shprehur se nuk mbështet nisjen e negociatave të reja, sepse kufijtë sipas tij janë ata që janë.

Ahtisari nënvizon se nuk ndjehet fajtor që Serbia e ka humbur të drejtën për të qeverisur me Kosovën.

“Nuk ndjej kurrfarë faji. Pse? Pyetja është e ngjashme me atë nëse Rusia duhet të ketë ndikim në Finlandë? Jo. Dy vendet janë të pavarura dhe ashtu duhet të sillen me njëra-tjetrën”, ka theksuar ai, për një të përditshme serbe.

Ahtisari gjithashtu është shprehur se me planin e tij çdo gjë është në rregull dhe se të gjithë e kanë ditur se çfarë do të ofrohej që në fillim të vitit 2006.

“Pas takimit në 31 janar të vitit 2006 në Londër, i kam lutur anëtarët e Grupit të Kontaktit që t’iu dërgojnë mesazhe private Beogradit, Prishtinës dhe serbëve të Kosovës. Pika e parë e atyre tetë mesazheve private ka qenë shumë e qartë: Në dritën e asaj që ka ndodhur në Kosovë, për shkak të aksioneve të Serbisë, kthimi i Kosovës në Serbi nuk është opsion i qëndrueshëm”, vijon ai.

Si i dërguar i OKB-së, Ahtisari ka hartuar Propozimin Gjithëpërfshirës, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të 2008-ës.

 

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania