Kosovë, sulmohet makina e punonjësit të Zyrës Administrative
Transmetuar më 16.09.2012 16:21
Prishtinë, 16 shtator 2012, NOA- Persona të paidentifikuar kanë sulmuar mbrëmjen e së shtunës, makinën e një punonjësi të zyrës Administrative në Kosovë.

Shefja e kësaj zyre ka informuar lidhur me këtë incident, duke theksuar se kjo është hera e tretë që serbëve të punësuar në këtë zyrë, u sulmohen makinat.

“Kemi 52 punëtorë nga veriu i Mitrovicës. Nuk merremi me politikë, por vetëm ndihmojmë qytetarët. Nuk e di pse duhet të jemi shënjestër e sulmeve”, ka thënë ajo për median kosovare.

Gjithashtu, shefja e Zyrës Administrative ka kërkuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të hetojnë rastin dhe autorët e këtij incidenti të dalin para drejtësisë.

Qeveria e Kosovës, pak muaj më parë, me gjithë kundërshtimet e komunitetit serb, ka hapur Zyrën Administrative në veri të Kosovës.

noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania