Dieta e ndryshimit të stinës
Transmetuar më 13.09.2012 15:24
Foto ilustruese
Ditët kryqëzohen dhe shirat e parë të vjeshtës janë në pritje. Kalimi i stinës së verës dhe trokitja e vjeshtës ka nevojë për disa ndryshime në mënyrën e ushqyerjes së organizmit tonë, në mënyrë që të mos ndihet kapërcimi.

Çdo ndryshim klimatik ndikon në mënyrë të dukshme në organizëm dhe rregulli kryesor është ndjekja e asaj që ofron natyra dhe të mos zbresim në banakun e marketit për të marrë çka aty, por rekomandohet të konsumohen ushqimet e stinës.

Një rëndësi të veçantë ka ndjekja e një diete të ekuilibruar dhe të pasur më ushqime të vjeshtës, të cilat na japin vitamina, minerale dhe proteina.

Siç informon noa.al për të shmangur simptomat e lodhjes dhe përgjumjes rekomandohet të konsumohet peshk i pasur me omega 3 dhe 6, i cili ndikon në rregullimin e humorit, si salmoni i cili ka veti të mira në aktivitetin e trurit, ndërsa rekomandohen edhe frutat e thata.

Perimet duhet të konsumohen të gjalla por edhe suprat me perime këshillohen.

Në dietën ushqimore të vjeshtës duhet përfshirë edhe brokoli, fasule,panxhar, kërpudha, rrepë, bishtaja, patëllxhan, kungull, si ushqime të pasura me fibra dhe vitmania.

Në radhët e frutave rekomandohen, gështenja, fiq, ftua, bajame, manaferra, lajthi, kumbulla të thata të cilat ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të zorrëve.

Theksojmë këtu se rekomandohet edhe ngrënia e kivit i cili përmban vitaminë C dhe u jep lehtësim këmbëve të lodhura si dhe ndikon në uljen e nivelit të stresit.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania