Skandal: Një milion dollarë falsë shpërndahen anembanë Kosovës
Transmetuar më 12.09.2012 19:49
Prishtinë, 12 shtator 2012, NOA.al - Një milion dollarë falsë janë zbuluar në Kosovë me destinacion anembanë vendit dhe jashtë tij, kurse nuk dihet shifra e saktë që mund të jetë deri disa herë më shumë, e dollarëve falsë që janë shpërndarë deri tani.

Policia e Kosovës ka vënë në pranga 5 persona, të cilët dyshohen për falsifikim të parave. Pas kontrollit të kryer në Gjilan dhe Prishtinë janë vënë në pranga, 64-vjeçari me inicialet A. B, 35-vjeçari me inicialet F. B, 55-vjeçari me inicialet R. L, 31-vjeçari me inicialet F. L si dhe 24-vjeçari me inicialet V. L, të cilët dyshohen për “falsifikim të parave dhe krim të organizuar”, raporton noa.al.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një shtëpi të braktisur në Gjilan, policia kosovare ka bërë të mundur sekuestrimin në cilësinë e provave materiale, të parave të dyshuara si të falsifikuara me vlerë prej 980,000.00 (nëntëqind e tetëdhjete mijë dollarë).

“Operacioni  policor ka  vazhduar edhe në rajonin e Prishtinës ku janë sekuestruar disa pajisje për të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e parave. Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup i personave të dyshuar  janë marrë me falsifikim  dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara”, thuhet në deklartën për shtyp të policisë.

Operacioni policor është realizuar nga hetuesit policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në  mbështetjen e  njësive speciale të policisë dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ky është zbulimi më i madh i bërë derimë sot i një sasie kaq të madhe dollarësh të falsifikuar. Ekspertët i druhen shumë dyshimit të fortë se vetëm një pjesë e dollarëve falsë janë zbuluar pasi të tjera kanë hyrë në treg dhe qarkullojnë. a.b/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania

Warning: fopen(cache3/artikull/228710.html) [function.fopen]: failed to open stream: Disk quota exceeded in /home/noa/public_html/news/cache2.php on line 3

Warning: fwrite(): supplied argument is not a valid stream resource in /home/noa/public_html/news/cache2.php on line 7

Warning: fclose(): supplied argument is not a valid stream resource in /home/noa/public_html/news/cache2.php on line 11