Vera e kuqe dhe sëmundjet e zemrës, cilën duhet të pini dhe efektet e saj
Transmetuar më 12.09.2012 14:09
Foto ilustruese
Barcelonë, 12 shtator 2012, NOA- Studiuesit tregojnë se alkooli në verën e kuqe mund të pengojë përfitimet me oksidantë në sistemin kardiovaskular.

Pirja e verës së kuqe në mënyrë të moderuar ka treguar se shmang disa sëmundje të zemrës, por ende ka pikëpyetje për të mirat e alkoolit që përmban.

Studiuesit në Spitalin e Barcelonës përfshin në shqyrtimin e tyre 67 persona gjysmës së të cilëve iu dha të pinin 10 gota verë e kuqe, dhe gjysmës tjetër 10 gota të tjera verë e kuqe jo alkoolike si dhe 3 gota xhin për 4 javë rresht.

Në përfundim të 4 javëve, çdo person provoi pije të ndryshme para se të arrihej në përfundimin e studimit.

Siç informon noa.al çdo person i përfshirë në studim vuante nga diabeti dhe së paku nga 1 sëmundje zemre, si presioni i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, mbipeshë, duhanpirje, etj.

Nga krahasimi i rezultateve, u vu re se pirja e verës jo alkoolike u shoqërua me ulje të presionit të gjakut, ulje të nivelit të sëmundjes së zemrës me 14%, por u theksua se vera e kuqe alkoolike nuk dha të njëjtat efekte.

Si përfundim studiuesit theksuan se edhe pse vera alkoolike dhe ajo jo alkoolike kanë të njëjtën përmbajtje oksidantësh të shëndetshëm për zemrën, u vu re se përmbajtja e alkoolit kishte veti bllokuese, ndërsa vera jo alkoolike rezultoi me veti mbrojtëse dhe të efektshme për zemrën.

Kështu që sugjerohet se edhe pse oksidantët janë dobiprurës për zemrën ato duhen marrë ose përmes verës jo alkoolike, ose në mënyrë të tjera.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Mivan Peci Postuar me 2012-09-12 07:17:53
1- Vera e kuqe permban anti-oksidante (oksidantet jane te demshem)rn2- Alkooli ne sasi te moderuara ndihmon ne qarkullimin e gjakut (250 ml vere ne dite).rn3- Alkooli eshte nje tretes shume i mire i antioksidanteve (nje vere me alkool permban me shume antioksodante se nje "vere pa alkool".rn4- Vera pa alkool quhet leng rrushi i pafermentuar (nuk quhet vere).

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania